Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e tretë 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.
Sipas statistikave, sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e tretë është 1 212 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rënie prej (-58%).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 275 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019) ka një rënie prej (-64.85%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Ndërsa, janë bërë të ditur edhe pasagjerët që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi.
“Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në tremujorin e tretë të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15 mijë, ku krahasuar me TM3 të vitit 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për (-48.97%)”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, transporti i mallrave me tren në TM3 2020 ishte rreth 16 mijë ton, ku krahasuar me TM3 2019 ka një rënie prej (-86.12%).