Arbëri

Takohen drejtorët e doganave të Kosovës e të Shqipërisë, në fokus bashkëpunimi

Është mbajtur takim në mes të drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Mes temave, siç thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës, ka qenë bashkëpunimi në fushën e doganave dhe diskutimi i çështjeve operative me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së përbashkët kufitare.

Në Vërmicë është mbajtur takimi në mes të drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Takimi i dy drejtorive kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e doganave dhe diskutimin e çështjeve operative me qellim te përmirësimit të infrastrukturës së përbashkët kufitare. Në takim morën pjesë u.d. i drejtorit të përgjithshëm Bajram Rexha me bashkëpunëtorët, ndërsa nga Dogana e Shqipërisë ishte drejtori i përgjithshëm z. Genti Gazheli. Temat e diskutuara sot në takimi e përbashkët ishin: Funksionimi i zyrës së Doganës së Kosovës (DK) dhe procedura e transitit nga Porti i Durrësit; funksionimi i pikëkalimit të përbashkët – bashkëpunimi dhe sfidat; analiza e rekomandimeve të dala nga takimi i fundit i DP (Morinë – 21.07.2020); situata e pandemisë – sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet doganore; bashkëpunimi në zbatim të ligjit mes DK dhe asaj të Shqipërisë.

Të dyja doganat tashmë kanë bërë gati infrastrukturën për te siguruar lehtësira për bizneset dhe funksionim të zgjeruar të zyrës së Kosovës në Portin e Durrësit. Edhe ky takim thellon bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të dy doganave tona.