1 perditesime
09:48

Miratohet projektligji për marrëveshjen financiare me BE-në, Kosova përfiton mbi 90 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se me miratimin e këtij projektligji mund të mundësohen investime të konsiderueshme në arsim, energji e sektorë të tjerë. Ai ka thënë se Kosova do të përfitojë 90.2 milionë euro.

“Me këtë projektligj aprovojmë marrëveshjen që mundëson që Kosova të përfitojë 90.2 milionë euro në formë projektesh nga BE-ja, të realizuar në formë granti me donatorë të tjerë, nga huamarrja nga Banka Zhvillimore, bashkëfinancim me Qeverinë e Kosovës, për periudhën buxhetore 2020-2023. Zbatimi mund të ndryshojë nga procedurat dhe zyra e BE-së dhe me miratimin mundësohen investime të konsiderueshme”.

Ndërkaq, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për zëvendësimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të SHSKUK-së. Diana Dafota është zëvendësuar nga doktor Naim Hoxha, Sadete Hadri me pensionim, zëvendësohet nga Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta nga Diellor Rizaj.

Qeveria ka emëruar edhe Bahrije Spancën, anëtare të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Telekom.

09:28

Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2021 me 2.4 miliardë euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021 prej 2 miliardë e 412 milionë euro.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami duke folur për buxhetin tha se ekonomia e vendit deri në fund të vitit 2020, pritet të tkurret për 6.7 përqind, por vitin e ardhshëm pritet të ngritet për 5.2 përqind.

“Duhet ta kemi parasysh se po përballemi me një sfidë të pazakontë, si rezultat i saj nuk kmei arritë t’i adresojmë të gjitha kërkesat e ministrive, organizatave buxhetore sepse situata pandmeike ka imponuar të marrin vendime agresive për ta tejkaluar atë. Në bazë të zhvillimeve ekonomike e fiskale deritani dhe pritshmëritë e ecurisë së tyre deri ën fund të viti sipas vlerësimeve ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 pritet të tkurret me rreth 6.7 për qind. Efekti negativ i pandemisë mendohet se ka arritur kulmin në tremujorin e dytë të 2020 si rezultat i mbylljes së aktiviteteve ekonomike”, tha ajo.

“Gjatë 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me rreth 5.2 për qind duke u rikthyer në nivelet e ngjashme të regjistruara pas krizës pandemike. Megjithatë parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta”.

Në projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm u përfshinë edhe disa projekte nga ministri i Ekonomisë, Blerim Kuqi.

Ndërkaq, me kërkesë të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi në këtë buxhet u përfshi edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.

Për dy këto kërkesa abstenoi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.