Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se sot është bërë edhe një hap para drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi.
“Sot kemi bërë edhe një hap drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse normalizimi, duke e mbajtur raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe pronat. Dhe është hera e parë që krye-shefi negociator serb Petar Petkoviq i është bashkuar diskutimeve. Do të vazhdohet së shpejti”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajçak: Jam optimist se ka përparime në disa tema në dialog
-
Lajçaku takon Petkoviqin
-
Lajçak në takim me Bislimin: Diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes
-
Lajçaku paralajmëron vizitë në Serbi
-
Lajçaku ia thekson Vuçiqit nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit