Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKP-ja miraton raportin e shpërndarjes së përkohshme për pesë ndërmarrje në likuidim

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka miratuar raportin e shpërndarjes së përkohshme për pesë ndërmarrje, që janë në likuidim.

Siç thuhet në një komunikatë për media të AKP-së, bëhet fjalë për ndërmarrjet shoqërore “Betonjerka”, “Zhupa Reqane Prizren”, “Tehnoremont/Ekoplast” dhe “IBG Batteries”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

AKP miratoi edhe rritjen e buxhetit për ndërmarrjet shoqërore në likuidim FAM, Viti, Lola Korporacija, Shtërpcë, IGK Ballkan, Suharekë, Unimont, Prizren dhe 17 Nëntori, Pejë.

Përveç kësaj, Bordi shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për qiramarrje të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore/KsP.