Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Vala reagon ndaj SMS-ve mashtrues: Injoroni, mund të dëmtoheni

Përdoruesit e operatorit të telefonisë mobile Vala, po ballafaqohen me mesazhe mashtruese.

Kohëve të fundit në adresë të konsumatorëve të VALA-s janë dërguar mesazhe të cilat shpallin fitues të qindra mijëra dollarëve, duke iu kërkuar edhe të dhënat personale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“You Won $750,000. From Samsung. Send Your Address to: [email protected]”, shkruhet ndër të tjera në mesazhet e pranuar nga konsumatorë të VALA-s.

Ndaj këtyre mesazheve ka reaguar Vala e cila ka kërkuar nga konsumatorët që të mos mashtrohen nga sms që mund të ju shpallin fitues të lojërave shpërblyese.

Këta SMS sipas VALA-s mund të jenë mashtrime dhe mund të dëmtoheni.

“I nderuar konsumator, mos u mashtroni nga sms që mund të ju shpallin fitues të lojërave shpërblyese duke ju kërkuar të dhënat personale. Këta SMS mund të jenë mashtrime dhe ju mund të dëmtoheni. Thjesht injoroni këta SMS”, thuhet në mesazhin e Vala-s.

{gallery}