Arbëri

Katër të vdekur e rekord rastesh pozitive me koronavirus - 281

Katër të vdekur e rekord rastesh pozitive me koronavirus - 281

Katër persona kanë vdekur dhe 281 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rezultatet sipas IKSHPK-së kanë dalë nga 932 mostra të marra.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK).