Arbëri

Sot parashihet mot me diell në Kosovë

Gjatë ditë së sotme pritet të mbahet mot me vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet parashihen të jenë ndërmjet 15 dhe 21 gradë.

“Java e fundit e tetorit do të vazhdoj me kushte të mira meteorologjike. Do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta sidomos në vlerat e temperaturave minimale, deri sa ato maksimalet mbesin pothuaj të ngjashme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHMK-ja.

IHMK-ja njofton tutje se kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike.