Arbëri

Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës janë viktima të paragjykimeve nga shoqëria

Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës janë viktima të paragjykimeve nga shoqëria

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet e shoqëria duhet të qëndrojnë afër grave të cilat ishin viktimë e dhunës seksuale në luftë.

Përmes një postimi në Facebook nga ku ka njoftuar se ka qëndruar në vizitë te organizata Medica Gjakova, Osmani ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale në luftë janë viktima të dyfishta.