Arbëri

Mbingarkohet Infektivja, rriten rastet me koronavirus në Kosovë

Nga rreth 120 shtretër sa ka Klinika Infektive në QKUK, vetëm 30 kanë mbetur të lirë.

Kjo, pasi që deri më tani, 90 pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në këtë klinikë, 55 prej të cilëve me oksigjenoterapi, raporton KOHA.