Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë shtypi të premten mbrëma, kritikoi institucionet dhe tha se “Kosova po ballafaqohet me krim të madh”.
Mërgim Lushtaku nga kjo parti, përmendi vjedhjen e mbi 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit. E ka akuzuar Ministrinë e Financave dhe ministren Hykmete Bajrami, se e kanë organizuar këtë vjedhje.
“Si opozitë jemi duke denoncuar gjithë problemet në Kosovë. Ditëve të fundit vendi është ballafaquar me krimin më të madh. Ky është krim i organizuar. Hoti e Bajrami po mundohen t’i ikin përgjegjësive. Vjedhja e 2 mln eurove është krim i organizuar nga Ministria e Financave. Me lajmet që po dalin Bajrami duhet të japë domosdoshmërisht dorëheqje. Nga qeveria Hoti, po mundohen ta përfshijnë PDK-në. Nëpër portale është përmendur ortaku im, kjo është gënjeshtër. Dua t’ju informoj, se kam qartësuar se ky nuk është ortaku im. Kjo është tendencioze, pasi kanë pasur për qëllim të njollosin emrin tim. Ne kërkojmë që të arrestohet e dënohet çdo individ i përfshirë. Si PDK kërkojmë që të qëndrojnë larg hetimeve”, tha Lushtaku.

-
PDK-ja kërkon dorëheqjen e Bajramit, mohon se i arrestuari ka lidhje me partinë
-
Bajrami: E denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit, mjetet të kthehen sa më parë në buxhet
-
Bajrami: Menjëherë të nisë kthimi i 2,1 milionë eurove të Thesarit
-
Bajrami nuk e di arsyen pse nuk janë kthyer në Thesar 2.1 milionë euro të vjedhura
-
Bajrami: Hajnat do t’i denoncoj në secilën pozitë që do të jem