Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistuar katër të vdekur nga koronavirusi, ndërsa 306 janë infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përgjatë kësaj periudhe janë kryer 1 mijë e 412 testime dhe 71 qytetarë janë shëruar, duke u regjistruar gjithsej 10 mijë e 466.

Rastet pozitive të regjistruar me koronavirus në 24 orët e fundit janë identifikuar 179 në Tiranë, 25 në Korçë dhe Vlorë, 16 në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 në Berat, 6 në Mirditë e të tjerë, shkruan EO.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë të intubuar.