Arbëri

SHBA: Është koha të zvogëlohet roli i OKB-së në Kosovë, mbështesim hartimin e planit për tranzicion të UNMIK-ut

SHBA: Është koha të zvogëlohet roli i OKB-së në Kosovë, mbështesim hartimin e planit për tranzicion të UNMIK-ut

Zëvendësja e ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara, Cherith Norman Chalet, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përcjellin me kujdes zbatimin e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e kanë nënshkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Duke theksuar që bëhet fjalë për “ngjarje historike”, ajo ka thënë se Vuçiqi dhe Hoti kanë pasur vendosmëri dhe e kanë bërë “një hap nga e ardhmja e ndritshme”.