1 perditesime
10:09

Hoti: Mashtruesit e keqpërdoruesit nuk kanë vend në institucionet publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën për shtyp foli edhe për “avullimin” e 2 milionë nga Thesari i Shtetit.

Ai ka thënë se mashtruesit e keqpërdoruesit do të dalin para drejtësisë.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar se sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit e keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve, nuk kanë me pas vend do të dalin mbi sipërfaqe së shpejti”, tha Hoti.

Gjatë ditës së djeshme, pas raportimit për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari, u bë thirrje edhe për shkarkimin e ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Kreu u LDK-së, Isa Mustafa, pas kësaj reagoi duke thënë se ajo nuk duhet të dorëzohet para hajdutëve.

10:01

Hoti e Zemaj njoftojnë se 1500 specializime i janë shtuar sistemit shëndetësor këtë vit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi sot Ministrinë e Shëndetësisë. I pranishëm qe dhe ministri Armend Zemaj.

Kryeministri Hoti fillimisht foli për Bordin e Specalizimeve.

“Jam i nderuar të promovojmë përfundimin e punës së specializimeve sepse besoj që është hapi më i madh në këto vite për shëndetësisë”, tha Hoti,

Edhe ministri Zemaj ka folur për 1 mijë e 500 specializimet, duke thënë se sot i shtohen sistemit shëndetësor.

“Nga dita e parë si ministër jemi fokusuar për zgjedhjen e specializimeve, për çka i mungoj Kosovës për 5 vjet”, tha Zemaj.