Arbëri

Balaj-Halimaj shkarkon këshilltaren pasi babai i saj dyshohet se është i përfshirë në vjedhjen e Thesarit

Balaj-Halimaj shkarkon këshilltaren pasi babai i saj dyshohet se është i përfshirë në vjedhjen e Thesarit
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltaren e saj, Hajrie Gashi, pas dyshimeve se babai i saj është i lidhur me vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

“Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milionë eurove, kam marrë vendim që znj. Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares”, ka shkruar Balaj-Halimaj.