Arbëri

Familja e veprimtarit Remzi Hoxha zyrtarisht e shpall të mbyllur kërkimin e eshtrave të tij

Familja e veprimtarit Remzi Hoxha zyrtarisht e shpall të mbyllur kërkimin e eshtrave të tij

Pas 25 vitesh, kërkimet për eshtrat e veprimtarit, Remzi Hoxha, i cili mbeti i vrarë më 21 tetor 1995 janë mbyllur. Kjo gjë u bë e ditur në një konferencë për media nga djali i tij, Ardian Hoxha.

"Sot jemi mbledh me rastin e 25 vjetorit të zhdukjes së babait tim, Remzi Hoxha, dhe jemi mbledh që si pikë e parë ta përkujtojmë atë në një ditë të dhimbshme dhe të ndajmë me ju për mendimet që i kemi se do të vazhdojmë në të ardhmen. Kemi një çerek shekulli që e kemi të zhdukur babanë tonë, burrin e vëllain dhe kemi ardhur në një pikë që kemi humbur besimin në institucionet e drejtësisë, në klasën politike në Shqipëri dhe kemi ardhur në një pikë ku duhet t’i premë gjërat sado që është e dhimbshme për neve", tha Hoxha.