Arbëri

Qehaja: Hapja e Zyrës së Mbrojtjes ruse në Serbi, kërcënim serioz për Kosovën dhe NATO-n

Qehaja: Hapja e Zyrës së Mbrojtjes ruse në Serbi, kërcënim serioz për Kosovën dhe NATO-n

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja hapjen e Zyrës të Mbrojtjes së Rusisë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë e sheh një hap të paramenduar të Beogradit zyrtar për zbatimin e një lufte speciale për t’iu kanosur shteteve fqinje, në veçanti shtetit të Kosovës.

Ai një veprim të tillë e konsideron si të rrezikshëm dhe një sfidë para se gjithash për vetë NATO-n kur dihet se Serbia tashmë ka krijuar një partneritet të afërt bashkëpunues me Rusinë dhe Kinën, vende këto të cilat kanë ambicie për zgjerimin e ndikimit të tyre në Ballkan.