Arbëri

Mblidhen 108 thasë mbeturina në shtratin e Lumbardhit

Shoqata e Bjeshkatarëve “Sharri” dhe “Bunarfest”, sot kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e lumit Lumbardh, ku janë grumbulluar 108 thasë mbeturina.

Mbeturinat thuhet se ishin grumbulluar në kaskadat e Marashit tek Andrra, ndërsa bëhet me dije se niveli i papastërtisë në Lumbardh vazhdon të jetë shqetësim serioz.

“Niveli i papastërtisë në Lumbardh vazhdon të jetë një shqetësim serioz, prandaj bëjmë thirrje edhe njëherë tek të gjithë qytetarët, e sidomos tek bizneset që veprojnë në afërsi të rrjedhës së Lumbardhit, që mos ta ndotin atë. Të kontribuojmë bashkë, për një lumë më të pastër”, thuhet në njoftimin e Bunarfest në Facebook.

 

Bunarfest sot iu bashkëngjit iniciativës së SHB "SHARRI" për pastrimin e lumit Lumbardhi nga mbeturinat e shumta të...

Posted by Bunarfest on Tuesday, October 20, 2020