Arbëri

Tahiri: Hoti është rreshtuar haptazi në anën e krimit e korrupsionit

Tahiri: Hoti është rreshtuar haptazi në anën e krimit e korrupsionit

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së Abelard Tahiri ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-Forcës Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës, duke thënë se kryeministri Hoti në vend të hartimit të politikave që luftojnë krimin e korrupsionin, ai po ua hap rrugën këtyre dukurive.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës, një mekanizëm me profil që hetonte veprat në kuadër të Prokurorisë Speciale, është goditje jo vetëm për sistemin operativ por edhe për besimin që kanë qytetarët në rend dhe ligj.