Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i një komune në Shkup kurorëzohet në Manastirin e Graçanicës, s’mungojnë fyerjet për shqiptarët

Një çift serb nga Shkupi, të dielën, u kurorëzua në Manastirin e Graçanicës.

Sipas bashkëshortit, Sasha Bogdanoviq, që është kryetar i komunës Qendër në Shkup, këtu nisi dashuria e tyre dhe këtu deshën ta përjetësojnë atë me bekimin e kishës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, nuk ishte thjeshtë një martesë. Në një reportazh të televizionit serb “TV Prva” të transmetuar sot në mëngjes, çifti, bajraktari por edhe pjesëmarrësit tjerë fyen Kosovën dhe shqiptarët, duke e quajtur këtë vend “tokë serbe”.

Madje, në një rast, autori i reportazhit duke dashur të tregojë se bajraktari e ka sjell flamurin serb nga Shkupi, tha “e solli nga njëra anë në tjetrën të Serbisë së vjetër” .

Bashkëshorti, Sasha Bogdanoviq, u shpreh në baza nacionaliste, se “duhet luftuar për gjeneratat e ardhshme, duke i mbrojtur tokat serbe”, kurse nusja, Jelena Braunoviq, shprehu nacionalizimin e saj me këngën, po ashtu nacionaliste “Oj Kosovë, toka ime e dashur”.

Bogdanoviq është pjesë e partisë së kryeministrit Zoran Zaev, LSDM.

Shkupi është i ndarë në disa komuna dhe Bogdanoviq e udhëheq një prej tyre.