Shuarja e ëndrrës së Kosovës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të futbollit trajtohet gjerësisht në numrin e veçantë të së dielës në “Koha Ditore”.
Shkrimi kryesor, që mban titullin “Fundi i një cikli”, shpjegon problemet që penguan synimin e përfaqësueses, derisa flitet edhe për mënyrën se si duhet të konsolidohet ekipi për sfidat e ardhshme.
Ish-trajneri i përfaqësueses, Albert Bunjaki, flet në intervistë për rrugët që mund ta çojnë Kosovën në Evropianët tjerë.
Rrugëtimit plot suksese të rockerit Shefqet Hoxha – Sheki i kushtohen dy nga faqet e gazetës.
Ndërsa për gabimet e Donald Trumpit rreth menaxhimit të pandemisë, të cilat mund t’i kushtojnë në garën presidenciale, mund të lexoni në rubrikën e botës.
Historinë e rikthimit në Prishtinë të mexosopranos hungareze, Tynde Gajdosh, e gjeni në hapësirën e kulturës.
Më shumë artikuj për sportin gjeni në hapësirën e ndarë për këtë rubrikë. Mes tjerash, aty ju pret xhudisti Dardan Cena, i cili po shijon sukseset nën urdhrat e Driton Kukës, një prej trajnerëve më të vlerësuar në botë.
Po ashtu mund të lexoni shumë artikuj të tjerë të veçantë, që kanë bëjnë me filmin, muzikën, teknologjinë dhe enigmatikën.