Arbëri

Gashi: Animi i Kurtit për Bidenin, ndërhyrje në punët e brendshme të SHBA-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se është ndërhyrje në punën e brendshme të SHBA-së, mbështetja e Albin Kurtit për kandidatin për president, Joe Biden.

Gashi përmes Facebook ka shkruar se deklarimet e Kurtit përbëjnë dëm “disadimensional”, shkruan KOHA.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jetë disadimensional”, ka shkruar ai.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, sot përmes një video-mesazhi ka ftuar shqiptarët në SHBA, ta votojnë kandidatin për president të SHBA-së, Joe Biden, duke thënë se Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.