Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se është ndërhyrje në punën e brendshme të SHBA-së, mbështetja e Albin Kurtit për kandidatin për president, Joe Biden.
Gashi përmes Facebook ka shkruar se deklarimet e Kurtit përbëjnë dëm “disadimensional”, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jetë disadimensional”, ka shkruar ai.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, sot përmes një video-mesazhi ka ftuar shqiptarët në SHBA, ta votojnë kandidatin për president të SHBA-së, Joe Biden, duke thënë se Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.