Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se ka rezultuar negativ për herë të dytë në testin e koronavirusit, duke shtuar se tashmë kanë kaluar shtatë ditë që nga kontakti i fundit me një person me COVID-19.
Ai përmes Twitter ka falënderuar ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse. Borrell kishte shkruar ditë më parë se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me të dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
I tested negative for a second time and - in accordance with the rules - 7 days have passed since I was last in contact with the person who tested positive. Thank you for all your messages of support. Stay safe!
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 16, 2020