Gjashtë persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 241 raste të reja. Numri total i të vdekurve ka shkuar në 150.
241 raste të reja kanë dalë nga 419 mostra të testuara. Është rritje e dukshme e numrit të infektuarve. Një ditë më parë ishin regjistruar 168 të infektuar të rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastet pozitive janë nga: Prishtinë 86 raste, Gjilan 21 raste, Ferizaj 17 raste, Podujevë 13 raste, Viti 12 raste, Mitrovicë 9 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 9 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Kamenicë 8 raste, Lipjan 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 6 raste, Obiliq 4 raste, Drenas 3 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, kurse nga dy raste në Pejë, Malishevë, Skenderaj, Suharekë dhe nga një në Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.
Po ashtu është njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 143 persona.
Numri total i rasteve në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 6286. Raste aktive janë 2762.
Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu është njoftuar se 550 persona po marrin trajtim për COVID-19 në kuadër të spitaleve dhe klinikave të SHSKUK-së, ndërsa prej tyre 286 janë konfirmuar si pozitivë me COVID-19. Nga personat që po trajtohen, 14 janë në gjendje të rëndë e 286 janë me oksigjenoterapi.