Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka quajtuar shqetësuese tërheqjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes të anëtarëve të rinj, në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.
Përmes Facebook, Selimi ka deklaruar se SHBA-ja mbetet partneri kryesor në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa ka shtuar se politika duhet t’i mbajë duart larg nga politika.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Transparenca dhe shmangia e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë! Falënderoj Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funsional, e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë”, thuhet në statusin e tij.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se është i shqetësuar nga vendimet e fundit të ambasadës amerikane.