Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

24 vjet nga arrestimi i vëllezërve Bytyqi, ende pa hetime

Janë bërë 24 vjet nga arrestimi i tre vëllezërve Bytyqi. Ylli, Agroni dhe Mehmeti ishin arrestuar në fund të qershorit 1999 teksa përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt Serbisë. U arrestuan nga Serbia pasi kaluan gabimisht kufirin. Gjatë paraburgimit ata u zhdukën e më pas trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo në Serbinë Lindore. Amerika ka akuzuar në vazhdimësi Serbinë se tre shtetasit e saj, vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan, u qëlluan në kokë me duart e lidhura pas shpine, megjithatë pas më shumë se dy dekadash nuk ka pasur një hetim të plotë.

Ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti reagoi në Twitter duke shkruar se “krimi mbetet i pandëshkuar ende dhe se arrestimet arbitrate ende vazhdojnë” duke e ndërlidhur këtë me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Vëllezërit Bytyqi kishin lënë SHBA-në ku jetonin për të luftuar përkrah ushtarëve të tjerë të UÇK-së, Pas luftës ata u arrestuan ë kufirin Kosovë – Serbi dhe pas disa ditësh zyrtarisht u liruan, por nga ai moment u zhdukën. 8 korriku 1999 kujtohet si dita e vrasjes së tyre. Pas dy vjetësh, mbetjet mortore të tyre ishin gjetur në Petrovo Selo.

{gallery}