Arbëri

Odat amerikane të Kosovës e Serbisë zotohen për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Odat amerikane të Kosovës e Serbisë zotohen për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Në vijim të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi normalizimin ekonomik, të nënshkruar në Uashington më 4 shtator, udhëheqësit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Odës Ekonomike Amerikane në Serbi kanë mbajtur një takim virtual për të diskutuar fuqizimin e bashkëpunimit dhe përpjekjet e përbashkëta për të përkrahur zbatimin e aspekteve ekonomike të marrëveshjes së nënshkruar.

Odat njoftojnë se do të sugjerojnë masa për operacionalizimin e rajonit Mini-Schengen.