Arbëri

Ende nuk dihet kur hapet Qendra e Studentëve të UP-së

Ende nuk dihet kur hapet Qendra e Studentëve të UP-së

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim të studentëve në konvikte shkaku i situatës epidemiologjike në vend.

Drejtues të Qendrës se Studentëve, sië raporton RTK, theksuan se janë në përfundim të projekteve që kanë qenë të planifikuara për këtë vit, por për shpalljen e konkursit janë pritje të marrjes se ndonjë vendimi nga Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.