Arbëri

Nesër në Tiranë mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Nesër në Tiranë mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Nesër në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Pjesë e diskutimit pritet të jetë edhe projekti hekurudhor Prishtinë-Durrës.

Sipas ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ndërtimi i kësaj linje është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve. Ndryshe ky është takimi i gjashtë i përbashkët i dy qeverive që prej herës së parë që është mbajtur më 11 janar të vitit 2014 në Prizren.