Arbëri

Tre të vdekur e 131 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë është njoftuar se janë regjistruar 131 të infektuar të rinj nga 842 mostra të testuara.

Në Tiranë janë regjistruar më së tepërmi raste të reja, 49 sosh, ndërsa në Durrës 16.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 115 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 13.649 raste me koronavirus, 387 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 7847, ndërsa janë 5415 raste aktive.