Arbëri

Zemaj në Shtëpinë e të Moshuarve: Do t’u kushtojmë kujdes të gjitha moshave

Zemaj në Shtëpinë e të Moshuarve: Do t’u kushtojmë kujdes të gjitha moshave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, të martën me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, i shoqëruar me disa mjekë të fushës përkatëse mjekësore, kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Në shenjë simbolike të kësaj dite kanë realizuar kontrolle për këta të fundit.

I pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Ministria që ai udhëheq u kushton kujdes të gjitha moshave. Derisa ka theksuar se në kuadër të angazhimeve të tyre, po mundohen të avancojnë edhe në eliminimin e sëmundjeve kardiovaskulare.