Arbëri

Afro 350 mijë qytetarë të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit gusht

Afro 350 mijë qytetarë të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit gusht

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria ia ka dalë ta përmbyllë me sukses një sezon të vështirë për shkak të pandemisë. Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, ai ka thënë se vetëm në gusht erdhën mbi 600 mijë vizitorë të huaj. Nga ky numër, 58.2 për qind (349.227) janë turistë nga Kosova, të cilët kanë hyrë nga pikëkalimi kufitar Morinë-Vermicë.

Ministri i Turizmit, Klosi, ka kërkuar forcimin e marrëdhënies me bashkëkombasit qytetarë të Kosovës, të cilët, sipas tij, bregdetin shqiptar e kanë si të tyrin.