Arbëri

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas njoftimit, e hëna fillonte mot me diell, por gjatë ditës pritet një sistem vranësirash të dendura të përfshijnë territorin duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm i përcjellë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.