Më 26 shtator të vitit 1998, në fshatin Abri e Epërme, forcat serbe kishin kryer një nga masakrat më mizore gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë ditë ishin masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç.
Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe, transmeton KP. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.
Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.
-
25 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme
-
Bëhen 23 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme
-
26 vjet pas Masakrës së Abrisë, kujtohen 23 martirët e familjes Deliu
-
Të mbijetuarit mes emocionesh rrëfejnë për masakrën e Abrisë së Epërme
-
“Askush nuk është dënuar për këto krime”, Kurti përkujton masakrën në Abri e vrasjet në Gollubovc