23:54

Hodaj: Mosbesimi i thellë mes Speciales dhe institucioneve në Kosovë çoi tek aksioni i sotëm

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se OVL e UÇK-së duhet të fokusohet tek fletëarresti ndaj kryetarit Hysni Gucati, i cili është arrestuar pa një paralajëmrim paraprak.

Ai thotë se Gjykata Speciale ka mandat për arrestime të tilla, por konfrom rregullave personat duhet të informohen për urdhrin e arrestimit të tyre paraprakisht.

“Ligji për Dhomat e Specializuara dhe rregullorja, gjykata ka mandat të bëj arrestime dhe çdo institucion është i detyruar të veproj konform urdhrave të tyre. Ata kanë të drejtë por duhet të bazohen në ligj dhe duhet të informohen. Këtu duhet të jetë fokusi i vërejtjeve të OVL-së, tek urdhëri i arrestit, që çdokush që arrestohet duhet të informohet. Te rasti i Gucatit urdhri për arrestimin është lëshu nga Gjykata dhe pritet që të paraqitet dhe të jepet vendimi për masën”, tha ai.

Hodaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ka mosbesim të thellë mes EULEX-it dhe Gjykatës Speciale me institucionet e Kosovës, për çka shton se ndodhën edhe arrestimet e sotme në formën e bastisjes.

Ai ka thënë se një ndër arsyet e arrestimit të Gucatit mund të jenë lidhjet e tij me institucionet e sigurisë së Kosovës, të cilave Specialja nuk u beson.

“Ata kanë mandat për atë, por ishte pamje jo e mirë. Ka mosbesim të thellë mes të EULEX-it, Gjykatës Speciale dhe instituvioneve të Kosovës. Ndryshe nëse do kishte koordinim më të mirë nuk do vinte kjo situatë dhe nuk do kishte aksione si sot si nëpër filma. Ka mundur të evitohet por ka mosbesim të thellë. Një arsye pse është arrrestuar Gucati është se mund të ketë lidhje të forta me institucione të sigurisë, kështu që ata tregojnë indirekt se ata nuk u besojnë instucioneve të Kosovës”, tha ai.

Hodaj tha se dosjet kanë qenë shkaktare për arrestimet e sotme por jo për arrestimin e djeshëm.

“Dosjet ishin shkaktar kryesor që sot të bëhen këto zhvillime kurse me zhvillimet e djeshme në bazë të informatave, nuk janë ato shkaktar sepse në fletëarrest shihet se fletëarresti është lëshu qysh në qershor”, ka përfunduar ai.

Ai thotë se Specialja nuk mund të zhbëhet pavarësisht se OVL mund të jetë kundër apo dikush tjetër.

“Në atë kohë ka qenë e pamundur evitimi i themelimit të Speciales, edhe po të formohej kjo gjykatë, do të kishte juridiksion për të gjitha krimet. Kjo nuk mund të zhbëhet, vetëm të binden të huajt që kanë mandat për të gjitha krimet, çdokush duhet të ketë drejtësi dhe jo e selektuar”, tha Hodaj.

Ai thotë se ka pritur që aktakuza për Mustafën do të ishte më vulominuze se që ishte.

“Aktakuza e Mustafës kam pritur që të jetë më voluminoze sesa 10 faqe. E kam lexuar, m'u duk e thjeshtë, e shkurt dhe e kuptueshme. Kjo aktakuzë mund të ketë ankese të vecanta për atë nuk e kanë bërë publike”, përfundoi ai.

23:46

Hodaj rreth arrestimeve të Speciales: Këta janë vetëm hapat e parë

Avokati Taulant Hodaj ka thënë në Interaktiv të KTV-së se arrestimet e krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj për pengim të drejtësisë, pas arrestimit të së enjtes të Salih Mustafës, si rrjedhojë e konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, janë vetëm hapat e parë.

“Tash po shihen vetëm hapat e parë. Është vetëm fillimi i ekzekutimit të vendimeve të tyre”, ka thënë ai.

Hodaj ka treguar se në fletëarrest janë cekur dyshimet ndaj Gucatit e Haradinajt. Por, sipas tij, avokatët e tyre të mbrojtjes do të duhej të fokusoheshin tek liria e shprehjes.

“Nëse shikojmë pak më thellë standardet ndërkombëtare, atëherë besoj që në fazën e ardhshme do t’i takojë avokatit në atë frymë, që ata të mbrohen në bazë të lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.

Sipas Hodajt, OVL e UÇK-së është dashur të tregohet e kujdesshme, por edhe Specialja ka mundur ta parandalojë tërë këtë gjendje.

“Mendoj që po ashtu përveç që nuk kanë qenë të kujdesshëm krerët e OVL, që është dashur të kenë këshilla profesionale se çfarë mund të publikohen, mendoj që është vetë gabim nga Specialja që kur ka pasur rrjedhje, është dashur të lëshohet një njoftim qytetarëve dhe tjerëve që nëse hasni apo keni dokumente konfidenciale që lidhen me emra e tjera, të mos i publikoni”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se edhe në rastet e EULEX-it ka pasur raste të ngjashme.

“Kur prokurorët e EULEX-it kanë pasur raste të tilla, ata kanë dërguar letër, duke iu paraprirë gjërave”, ka thënë ai.