Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në orët e pasdites në Kosovë priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike paraqitet gjatë dy ditëve të ardhshme të parashikimit.

Të premten në fushat termike nuk parashihet ndryshim, por që një sistem i vranësirave të dendura parashihet të krijohet gjatë pjesës së dytë të ditës dhe si rezultat i këtij procesi fizik, pritet të ketë reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reshjet më intensive parashihen në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë më pak reshje, sidomos jugu dhe juglindja e vendit, ku mund të ketë vetëm riga të izoluara shiu, derisa një pjesë e madhe e këtij territori nuk do të kenë fare reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në pjesën e rrafshit të dukagjinit, shpejtësia e erës do të arrijë deri 14 m/s.