Arbëri

Ministrja Haradinaj-Stublla e ambasadori Minxhozi biseduan rreth përgatitjeve për takimin Kosovë-Shqipëri

Descriptive Text

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ministrja Haradinaj dhe ambasadori Minxhozi kanë biseduar për përgatitjet para mbledhjes së dy qeverive, takim ky që do mbahet me 2 tetor.

“Në një takim të përzemërt prita sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive me 2 tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt” është shprehur kryediplomatja Haradinaj-Stublla.