Arbëri

Osmani e quan të domosdoshme heqjen e barrierave në Ballkan

Osmani e quan të domosdoshme heqjen e barrierave në Ballkan
Foto: Zyra për Informim e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu, potencoi rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit, theksoi edhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.