Arbëri

Shasha: Iniciativa për Mini-Shengenin vuan nga një numër defektesh

Shasha: Iniciativa për Mini-Shengenin vuan nga një numër defektesh

Kosova nuk duhet të humbasë energjinë me iniciativat të cilat nuk janë prioritete në rrugën integruese, ka thënë drejtori ekzekutiv në institutin “Epik”, Demush Shasha. 

Sipas tij, iniciativa për Mini-Shengenin vuan nga një numër defektesh që nga lansimi i saj dhe nuk ka arritur të jetësojë parimin e gjithëpërfshirjes dhe pronësisë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Si problem ai e sheh mungesën e institucionalizimit dhe qëndrueshmërisë së iniciativës Mini-Shengen, transmeton KOHA.