Arbëri

IKSHPK: Pacientët që vdiqën në 24 orët e fundit, në momentin e vdekjes ishin COVID negativë

IKSHPK: Pacientët që vdiqën në 24 orët e fundit, në momentin e vdekjes ishin COVID negativë
18:20

IKSHPK: Pacientët që vdiqën në 24 orët e fundit, në momentin e vdekjes ishin COVID negativë

Përmes një sqarimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se në tri rastet e vdekjes të raportuara të shtunën, pacientët në momentin e vdekjes kanë qenë COVID negativë.

“Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së që megjithatë nuk ka sqaruar për shifrat zyrtare aktuale sa i përket COVID-19 në Kosovë.

14:55

3 të vdekur e 63 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, derisa janë regjistruar edhe 63 raste të reja me koronavirus, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në KOsovë.

Tutje bëhet e ditur se janë testuar gjithsej 634 mostra, transmeton KOHA.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror)”, thotë IKSHPK.

Kurse numri total i rasteve pozitive shkon në 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.