Periudha janar-gusht e këtij viti ka qenë më e mirë në Kosovë sa u përket aksidenteve në komunikacion.
Në këtë kohë, sipas të dhënave që i ka siguruar KOHA, nga 43 aksidente me fatalitet, krahasuar me periudhën e kaluar, ka pasur rënie prej 27.12% më pak këtë vit.
Kjo rënie e aksidenteve në komunikacion, sipas inxhinierit të komunikacionit Bekim Ahmeti, ka ndodhur për shkak të kufizimit të qarkullimit shkaku i pandemisë dhe mosardhjes së bashkatdhetarëve.
Sipas tij, nuk është që ka pasur patrullim më të shpeshtë të policisë dhe problemet e njëjta po vazhdojnë.
E në kuadër të “Javës së sigurisë rrugore” që po zhvillohet këtë javë, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ai i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, nënshkruan një deklaratë simbolike, ku u zotuan se do të ketë më shumë siguri në rrugë.
Drejtuesit e MPB-së dhe të Policisë kanë paralajmëruar shtimin e patrullimeve, ndërsa Ministria e Infrastrukturës shtimin e shenjave të trafikut.