Arbëri

Ambasadori izraelit në Beograd s’pret që njohja e Kosovës të ndikojë në raportet me Serbinë

Ambasadori izraelit në Beograd s’pret që njohja e Kosovës të ndikojë në raportet me Serbinë
Foto: Presidenca serbe

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë të mërkurën se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës. Gjithsesi, ai ka thënë se kjo është pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Washington mes shteteve dhe beson se kjo nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. Deri tash s’kemi marrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Washington”, ka thënë Vilan për “Tanjugun” në deklarimin e parë zyrtar si ambasador.