Arbëri

A i duhet Ballkanit Perëndimor një “Mini-Shengen”?

A i duhet Ballkanit Perëndimor një “Mini-Shengen”?

Njëra nga pikat e diskutuara nga marrëveshja Serbi-Kosovë në Uashington ishte pjesëmarrja e Kosovës në Mini-Shengenin Ballkanik. Çfarë domethënie ka kjo nismë për bashkëpunimin rajonal? Një përpjekje për ta kuptuar.

Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019, paraqitën nismën e tyre, të quajtur "Mini-Shengen", BE-ja sapo e kishte shtyrë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këtë ide, tre shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë për qëllim krijimin e një lloj "BE-je të vogël" në Evropën Juglindore: një zonë ku njerëzit, shërbimet, mallrat dhe kapitali mund të lëvizin lirshëm.