Arbëri

Haradinaj-Stublla i kërkon homologut irlandez të përkrahë kufijtë ekzistues në dialogun përfundimtar Kosovë-Serbi

Haradinaj-Stublla i kërkon homologut irlandez të përkrahë kufijtë ekzistues në dialogun përfundimtar Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike përmbajtësore me ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Simon Coveney.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla, pasi shprehu mirënjohje për Irlandën si pjesë e grupit të parë të shteteve që kanë njohur Kosovën në ditët e para të shpalljes së pavarësisë, e njoftoi ministrin Coveney për Marrëveshjen e Uashingtonit, dhe kërkoi që edhe Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë.