Arbëri

USAID u dhuron gjykatave të Kosovës pajisje teknike për seanca online

USAID u dhuron gjykatave të Kosovës pajisje teknike për seanca online

Për të krijuar kushtet për mbajtjen e seancave gjyqësore online dhe për t’i plotësuar nevojat e gjykatave dhe të gjyqtarëve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka pranuar sot pajisje teknike nga Programi i USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP).

U.d. zëvendësdrejtoresha e Misionit të USAID, Zeinah Salah, tha se USAID do të vazhdojë të mbështesë gjyqësorin e Kosovës duke përmbushur nevojat e tij drejt transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve të Kosovës.