Arbëri

Seanca konstituive e Parlamentit të Malit të Zi – më 23 shtator

Seanca konstituive e Parlamentit të Malit të Zi – më 23 shtator

Seanca konstituive e Parlamentit të Malit të Zi do të mbahet më 23 shtator, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq, pas konsultimit me përfaqësuesit e listave zgjedhore, raporton Vijesti, transmeton Koha.net.

Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, koalicioni “Vendosmërisht për Malin e Zi! DPS – Millo Gjukanoviq” ka fituar 30 mandate, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, koalicioni “Paqja është kombi ynë” 10, kurse platforma “E zeza mbi të bardhën” 4 mandate.