Arbëri

OAK: Serbia po shkel Marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Brukselit

OAK: Serbia po shkel Marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Brukselit

Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e CEFTA-s dhe të Brukeselit gjatë qarkullimit të mallrave nga Bashkimi Europian transit për në Republikën e Kosovës.

Ajo po detyron bizneset e Kosovës që të regjistrohen dhe paguajnë taksa. Shqetësimet e bizneseve për mos përfshirje të shumicës së rekomandimeve në pakon e rimëkëmbjes ishte temë e diskutimit që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kishte me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.