Arbëri

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, tre të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë, te ura e Nesherakut, ndërsa si pasojë janë lënduar tre persona, ka njoftuar Top Channel.

Mësohet se ka shpërthyer një makinë nga tritoli. Ndërsa pamjet e para nga vendngjarja tregojnë një person të mbuluar nga gjaku, i cili është transportuar në spital. Në total nga ngjarja janë tre të lënduar , njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Top Channel mëson se nga shpërthimi janë dëmtuar dhe mjete të tjerë që ishin afër makinës që iu vendos tritoli.

Ngjarja ka krijuar panik dhe kaos te qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pasi zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e populluar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

{gallery}