Arbëri

Sindikata e Policisë së Kosovës paralajmëron protesta

 

Qeveria e Kosovës sot ka afatin e fundit për plotësimin e kërkesave të Policisë së Kosovës për përfshirjen e tyre në vendimin e pagave shtesë nga 300 euro për korrik dhe gusht. Nëse ekzekutivi nuk përmbush këto kërkesa dhe ato për kompensimin e orëve shtesë, Sindikata e Policisë së Kosovës paralajmëron protestë dhe neglizhencë të punës.

Kështu kanë thënë sot drejtues të Sindikatës së Policisë në mbledhjen e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën u njoftuan deputetët lidhur me kërkesat e tyre.